Foto Galeria

Konferenca e 7-të e shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit në sesionin e dytë të saj ka vijuar me prezantimet e raporteve vjetore të grupit koordinator, nëngrupit të kërcënimeve asimetrike dhe nëngrupit të edukimit, trajnimit dhe stërvitjes. Gjatë prezantimeve, shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit janë njohur me ecurinë 1-vjeçare të aktiviteteve të realizuara nga strukturat përgjegjëse në Forcat e Armatosura të vendeve anëtare të iniciativës.Gjatë sesionit të dytë, përfaqësuesit e vendeve anëtare të iniciativës së shefave të Shtabeve të Ballkanit, kanë informuar rreth kapaciteteve kombëtare në fushën e mbrojtjes të çdo vendi, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushat ekzistuese, si dhe identifikimin e fushave të reja me interes reciprok.
Ka nisur sot, punimet nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, konferenca e 7-të e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit.
Në këtë konferencë të organizuar në ambientet e Hotel “Tirana Internacional” marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë. Gjithashtu, me statusin e të ftuarit marrin pjesë zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë të NATO dhe Bashkimit Europian.
Në datat 21-23 maj 2013, në vendin tonë do të zhvillohet Konferenca e 7-të e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit. Në këtë konferencë do të marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë. Gjithashtu, me statusin e të ftuarit do të marrin pjesë Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë të NATO dhe bashkimit Evropian.
Konferenca e drejtuesve më të lartë ushtarakë të vendeve të Ballkanit do të ketë në fokus thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në çështje të arsimimit, komunikimit, luftës kundër terrorizmit, menaxhimit të informacionit, komunikimit satelitor dhe mbrojtjes kibernetike.

Sot paradite, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar, me rastin e...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, sëbashku me shefat e Mbrojtjes së vendeve të NATO, kanë vijuar edhe gjatë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, pas vizitës së suksesshme në Mons, Belgjikë, me rastin e ndërrimit të...

Sot në SHAPE, Mons u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO në Evropë (SACEUR). Gjeneral Philip M....

Komandanti i Komandës Supreme Aleate në Europë, admiral Xheims Stavridis i ka dërguar shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,...

Më datën 10 maj 2013, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes”, Komandantit Suprem të...

Sot paradite, në auditoriumin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia jubilare me rastin e 55-vjetorit të krijimit të...


Nga datat 7-10 maj 2013, në Qendrën e Simulimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes , zhvillohet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Vjetore i...

Me kalimin e FASH në forcë tërësisht vullnetare profesioniste, është themelore që personeli i rekrutuar të ketë cilësitë më të larta për të...

Me kalimin e FASH në forcë tërësisht vullnetare profesioniste, është themelore që personeli i rekrutuar të ketë cilësitë më të larta për të...

Oficeri aktiv i Forcave të Armatosura është shtetasi shqiptar që ka kryer arsimimin e lartë ushtarak brenda dhe jashtë vendit ose shtetasi...

Nënoficeri aktiv i Forcave të Armatosura është shtetasi shqiptar që ka kryer arsimimin e mesëm ose të lartë, kualifikimin përkatës të nënoficerit,...


