Shërbime

1. Vërtetim mbi kryerjen e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak Aktiv (SHDUA).

QPR, pajis shtetasit me vërtetime për kryerjen e SHDUA. Aplikimi për pajisjen me këtë vërtetim për qytetin e Tiranës kryhet pranë QPR (Zyrën e Informacionit), ndërsa për rrethet e tjera realizohet pranë Zyrave të Rekrutimit në nivel Qarku.

Dokumentacioni për aplikim:

- Kërkesë me shkrim sipas formatit të aplikimit në Zyrën e informacionit për rrethin e Tiranës dhe Zyrat e Rekrutimit për Qarqet.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Certifikatë familjare, vetëm për ata që kanë ndryshuar emrin, atësinë, mbiemrin, etj.

Procedura për pajisjen me vërtetim:

Për shtetasit që banojnë në Qytetin e Tiranës, vërtetimi plotësohet dhe i jepet shtetasit një ditë pas aplikimit. Për shtetasit që banojnë në qytetet e tjera, vërtetimi plotësohet dhe dërgohet 3 herë në muaj pranë Zyrës së Rekrutimit ku keni aplikuar. Për raste të veçanta shtetasit që aplikojnë pranë QPR, pajisja me vërtetim bëhet ashtu si për banorët e Tiranës

2. Shërbim për përfitime suplementare të ushtarakëve në rezervë/lirim.

Në QPRt ofrohet shërbimi për llojet e përfitimeve suplementare sipas nenit 7 të Ligjit  Nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, për ushtarakët në rezervë/lirim apo familjeve të tyre, përfitime suplementare, mbi ato të përcaktuara në Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, për:

- Vërtetim për periudhën e trajtimit me pagesë kalimtare
- Pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi;
- Pension suplementar, mbi pensionin e plotë të pleqërisë;
- Pension suplementar invaliditeti;
- Pension suplementar familjar;
- Pension suplementar familjar, kur, për shkak të detyrës, humbasin jetën;

Vërtetim për periudhën e trajtimit me pagesë kalimtare:

Ushtarakët në rezervë, në përfundim të periudhës së pagesës kalimtare apo sipas rastit, aplikojnë për t’u pajisur me këtë vërtetim. Ata plotësojnë pranë Zyrës së Informacionit së QPR kërkesën e aplikimit si dhe dorëzojnë fotokopje të kartës së identitetit, si dhe certifikatë familjare, vetëm për ata që kanë ndryshuar emrin, atësinë, mbiemrin, etj.

Vërtetim për efekt pensioni vjetërsi shërbimi invaliditeti ose familjar (për ushtarakët në  rezervë/lirim për efekt pensioni pleqërie, modulari Nr. 31).

Ushtarakët në rezervë/lirim kur mbushin kohën për pension pleqërie apo kalojnë në pension invaliditeti, aplikojnë për t’u pajisur me këtë vërtetim (modulari Nr. 31). Ata plotësojnë pranë Zyrës së Informacionit së QPR kërkesën e aplikimit, si dhe dorëzojnë fotokopje të kartës së identitetit, si dhe certifikatë familjare, vetëm për ata që kanë ndryshuar emrin, atësinë, mbiemrin, etj.

Vërtetim për pagën referuese për periudhën e trajtimit financiar të ushtarakëve sipas VKM Nr. 225, datë 29.05.1992 dhe VKM Nr. 07, datë 10.01.1996:

Ushtarakët në pension të trajtuar në reformë me VKM Nr. 225, datë 29.05.1992 dhe VKM Nr. 7, datë 10.01.1996, si dhe ushtarakët që kanë përfituar pensionet e caktuara sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” që kërkojnë rillogaritje në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, aplikojnë për t’u pajisur me “Vërtetimin për pagën referuese për periudhën e trajtimit financiar të ushtarakëve sipas VKM Nr. 225, datë 29.05.1992 dhe VKM Nr. 07, datë 10.01.1996.  Ata plotësojnë pranë Zyrës së Informacionit së QPR kërkesën e aplikimit, si dhe dorëzojnë fotokopje të kartës së identitetit, si dhe certifikatë familjare, vetëm për ata që kanë ndryshuar emrin, atësinë, mbiemrin, etj.

Vërtetim për vjetërsi në shërbim dhe pagën mesatare referuese neto:

Të gjitha kategoritë e përfituesve të ushtarakëve në rezervë/lirim/pension, të cilëve u lind e drejta për përfitime sipas Ligjit Nr. 10142, datë 15.5.2009, i ndryshuar, paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku kanë vendbanimin e përhershëm.Në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore përfituesit do të pajiset, me 2 (dy) kopje të kërkesës format dhe me listën e dokumenteve të nevojshme për dhënien e përfitimeve. Një kopje e kërkesës, e plotësuar nga vetë përfituesi, me të gjitha të dhënat, shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar, dorëzohet në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa kopja tjetër e kërkesës kur aplikon për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, për pension suplementar mbi pensionin e plotë të pleqërisë, për pension suplementar invaliditeti, për pension suplementar familjar, dërgohet nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore me postë zyrtare në QPR, për procedurë të mëtejshme.

Për ushtarakët në pension që kanë ndërprerë karrierën përpara hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 7496, date 03.07.1991 “Për statusin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura”që aplikojnë për të përfituar pension suplementar, mbi pensionin e plotë të pleqërisë, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore dërgon në QPR, vetëm me postë, kopjen e dytë të kërkesës format të plotësuar dhe fotokopjen e formularit të vjetërsisë së shërbimit, nxjerrë nga dosja e pensionit, për procedurë të mëtejshme. Për ushtarakun që trajtohet me pension të parakohshëm, ushtarakun që trajtohet me pension suplementar të pleqërisë, ushtarakun që trajtohet me pension suplementar invaliditeti, familjen e ushtarakut që trajtohet me pension suplementar familjar, Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për llogaritje apo rillogaritje të përfitimit të pensionit suplementar të fituar më përpara, dërgojnë në QPR, me postë, listën emërore të përfituesve, sipas llojit të përfitimit suplementar, të shoqëruar me shkresë përcjellëse për procedurë të mëtejshme.

Vërtetim për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura:

Ushtarakët në rezervë/lirim mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetimi për karrierën ushtarake. Ata plotësojnë pranë Zyrës së Informacionit së QPR kërkesën e aplikimit, si dhe dorëzojnë fotokopje të kartës së identitetit, si dhe certifikatë familjare, vetëm për ata që kanë ndryshuar emrin, atësinë, mbiemrin, etj.

Vërtetim për vjetërsi në shërbim dhe pagën mesatare referuese neto, për institucionet e tjera:

QPR është struktura përgjegjëse që merret edhe me përgatitjen e dokumentacionit të ushtarakëve përftues sipas Ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr. 793, datë 24.09.2010, i ndryshuar, për kohën që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura dhe që kanë punuar apo mbyll karrierën ushtarake në institucionet e tjera shtetërore, si Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Gardën e Republikës, Shërbimin Informativ Shqiptar, MNZSH, objekt i Ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar. Ky dokumentacion qarkullon vetëm në rrugë zyrtare.

Vërtetim për pagën e vlerësueshme dhe pagën neto mesatare:

Ushtarakët në rezervë/lirim (vetëm për ato që kanë mbyll karrierën në QPR apo të strukturave të vartësisë, ish Degët Ushtarake/Qendrat e Mobilizimit) kur mbushin kohën për pension pleqërie, aplikojnë për t’u pajisur me këtë vërtetim. Ata plotësojnë pranë Zyrës së Informacionit së QPR kërkesën e aplikimit, si dhe dorëzojnë fotokopje të kartës së identitetit, si dhe certifikatë familjare, vetëm për ata që kanë ndryshuar emrin, atësinë, mbiemrin, etj.







Media Sociale



Moti